75 Mall Live Search
15:22 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / b l

Zotimi i Izmakut: Ish-objektin e Gjykatës Komunale në Vushtrri, do ta kthejmë në një shtëpi moderne sportive

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka publikuar pamje të ish-objektit të Gjykatës Komunale në Vushtrri.

Izmaku ka thënë se ky objekt që ndodhet në zemër të qytetit, është i braktisur, por që do të marrë një pamje të re.

Ajo është zotuar se do objekti do të kthehet në një shtëpi sportive moderne, ku do të zhvillohen të gjitha klubet sportive të Vushtrrisë.

“Nga një ndërtesë e harruar në një qendër energjie e pasioni për sportin”, thotë ndër të tjera ajo.