75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Merdarë: Ndalohet kamioni me pajisje dentare dhe pjesë këmbimi për automjete

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se është ndaluar një kamion, në të cilin janë gjetur pajisje dentare dhe pjesë rezervë për automjete.

Në njoftimin e Doganës thuhet se mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore.

“Rreth orës 03:00, në pikën kufitare Merdarë është ndaluar për kontroll një mjet transporti i rëndë (kamion), i cili është përzgjedhur për kontroll të detajuar.”

“Personi që drejtonte mjetin është pyetur lidhur me deklarimin e ngarkesës në doganë, ku ka konfirmuar se nuk ka asgjë për deklarim. Megjithatë, gjatë inspektimit, në ulësen e parë të automjetit është zbuluar një çantë që përmbante disa pajisje dentare, ndërsa në bagazh janë gjetur disa pjesë rezervë për automjete. Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj rastit po zhvillohet procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës (KDAK),” thuhet tutje në njoftim.