75 Mall Live Search
17:16 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Julia Garner zyrtarisht në rolin e Madonnës

Është tashmë e konfirmuar: aktorja Julia Garner do të interpretojë ikonën e popit, Madonna, në projektin e ri biografik. Lajmi u bë i ditur nga vetë Garner, në një intervistë për W Magazine, ku u shpreh: “Nuk mund të them shumë, por po, është në zhvillim”.

E njohur për rolet e saj në serialet Ozark dhe The Americans, Garner rrëfeu se audicioni ishte një nga sfidat më të mëdha të karrierës së saj. “Nuk kisha trajnim si balerinë. Duhej fillimisht të mësoja të kërceja dhe më pas të kërceja para saj, duke e bindur se mund të këndoj e të kërcej bashkë me të”, tha ajo.

Aktorja tregoi gjithashtu dashurinë e saj për muzikën e Madonnës, duke përmendur një listë të gjatë këngësh të preferuara. “Borderline” është e para në renditje, por ajo veçoi edhe “Papa Don’t Preach”, “Burning Up”, “Confessions on a Dance Floor”, “Vogue” dhe “Ray of Light”. “Në fakt, dua gjithçka që lidhet me Madonnën”, u shpreh Garner.

Ideja për një film biografik rreth Mbretëreshës së Pop-it ka qarkulluar prej më shumë se dy vitesh. Pas një pauze, Madonna njoftoi në korrik 2024 se kishte rifilluar punën mbi skenarin. Ndërkohë, sipas Deadline, ajo ka bashkuar forcat me Netflix për të krijuar një serial televiziv të drejtuar nga Shawn Levy, i njohur për “Stranger Things”.

Kjo pritet të jetë një nga projektet më të komentuar të viteve të ardhshme, duke sjellë historinë e artistes që ka shënuar dekada të tëra muzike e kulture pop.