75 Mall Live Search
22:10 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Imri Ahmeti pritet me mbështetje në Qylagë: Fitorja është e qartë

Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për mandatin e ardhshëm, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Qylagë, ku është pritur me mbështetje të madhe nga banorët.

Ahmeti ka ndarë përshtypjet e tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se mbështetja nga Qylaga është sinjal i qartë për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Si gjithmonë, sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen. Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas. Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë vizionin e së ardhmes. Faleminderit Qylaga! Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë,” ka shkruar Ahmeti.

LDK në Lipjan po e konsideron këtë takim si një dëshmi të fuqisë mobilizuese dhe të besimit që qytetarët kanë ndaj kandidaturës së Ahmetit për një mandat të ri në krye të komunës.