Ja kur u prodhua çamçakëzi?

Para 175 vjetësh, konkretisht më 23 shtator të vitit 1848, është zhvilluar prodhimi i parë i çamçakëzit komercial nga John Curtis në Bangor, Maine në ShBA.
Çamçakëzi po në të njëjtën ditë është hedhur në tregun ‘The State of Maine Pure Spruce Gum’.
Megjithatë, forma më e njohur dhe e konsumuar e çamçakëzit siç e dimë sot, me shije frutash ose mente, filloi të prodhohej në fund të shekullit XIX nga Thomas Adams, i cili eksperimentoi me rrëshirën natyrale të një bime meksikane të quajtur ‘chicle’. Ai arriti të krijojë produktin komercial që u bë shumë i popullarizuar në SHBA dhe më pas në gjithë botën.