75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 23 Shtator 2025 / A

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Më 22.09.2025, hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë ndaluar një person, i cili gjatë intervistimit për një rast tjetër dhe pas verifikimit të të dhënave personale, ka rezultuar se ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditësh.

Pas përfundimit të procedurave policore dhe kompletimit të dokumentacionit, i mituri M.M. (17-vjeçar) është dërguar për të vuajtur dënimin.

Policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk u janë përgjigjur thirrjeve gjyqësore.