75 Mall Live Search
12:32 / E Martë, 23 Shtator 2025 / S Z

Dr. Përparim Ramusa pritet me entuziazëm në Muzeqinë

Mbrëmë, dr. Përparim Ramusa u prit me entuziazëm nga banorët e Muzeqinës, në një takim të ngrohtë e plot bashkëbisedim. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi vizionin për programin qeverisës 2026–2029, duke nënvizuar synimin kryesor: përmirësimin e jetesës së qytetarëve, duke e bërë atë më të mirë, më dinjitoze dhe më shpresëdhënëse.

Energjia, mikpritja dhe besimi i marrë nga ky fshat punëtor i dhanë dr. Ramusës forcë të re për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh.

Ai u shpreh se vetëm së bashku mund të ndërtohet një e ardhme e suksesshme dhe e merituar për të gjithë qytetarët.