Rashiq: Nuk do të doja të kandidoja për nënkryetar

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq duke folur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, në prag të skadimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, është shprehur se nuk dëshiron që të kandidojë për nënkryetar të Kuvendit.
”Sinqerisht, nuk do të doja të kandidoja.Eshtë një vendim personal, do ta quaj kështu.Kam thënë edhe më parë, e përsëris: Listën Serbe e shoh si ata që kanë bërë gjithçka keq” ka thënë ai për REL.
Rashiq u shpreh se mund të mbështes zgjedhjen e Emilija Rexhepit, por jo të Sllavko Simiqit.
Ai tha po ashtu se integrimi i arsimit dhe shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës është një proces që do të duhet të ndodhë, por që duhet të zhvillohet përmes konsultimeve dhe harmonizimit të qëndrimeve, në mënyrë që të mos ketë pasoja të dhimbshme për komunitetin serb./Indeksonline/