Arsyeja banale për të cilën u vra Avni Ajeti nga Vitia, baba i tre fëmijëve

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi më 18 shtator në fshatin Debelldeh të Vitisë, ku mbeti i vrarë Avni Ajeti.
IndeksOnline mëson se viktima, pak minuta para tragjedisë, kishte qenë duke prerë dru së bashku me vëllain e tij.
Në ato momente, i dyshuari Jetulla Isufi kishte kontaktuar viktimën, duke u kërkuar sqarime lidhur me një lis që, sipas tij, ata e kishin prerë.
Ajeti dhe vëllai i tij ishin përgjigjur thirrjes, por situata ka eskaluar me shpejtësi.
Sipas dëshmive, Isufi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tyre.
Mësohet se Avni Ajeti i është vënë përpara vëllait të tij, duke u përpjekur ta mbrojë, çka ka rezultuar fatale për të.
Tutje, viktima i ka ofruar marrëveshje të dyshuarit kompensim për “lisin”, duke i kërkuar njëkohësisht falje, por Isufi kishte refuzuar.
Hetimet rreth rastit janë në zhvillim e sipër./IndeksOnline/