75 Mall Live Search
16:47 / E Martë, 23 Shtator 2025 / KV

Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin në Zajm të Klinës

Është konfirmuar viktima e dytë e aksidentit tragjik që ndodhi mengjesin e sotëm në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për Përparim Dushkollin, banor i Korroticës së Epërme të Drenasit, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në këtë ngjarje.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbje të madhe për humbjen e të dashurit të tyre.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Qoftë i paharruar kujtimi i tij, i pastë dritë shpirti!”, thuhet në një nga reagimet prekëse të të afërmve.

Për rastin, policia ka bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë, i cili tashmë ka marrë dy jetë njerëzish.