75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 23 Shtator 2025 / BA

LDK mban tubim në Vushtrri, Abdixhiku: Vushtrri sonte treguat fuqinë dhe besimin tuaj

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti tubim madhështor në Vushtrri.

Nga atje, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se në këtë qytet shihet energjia dhe vendosmëria për ta kthyer punën në rezultat.

Tutje Abdixhiku tha se Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe ekipi i tij janë të gatshëm të punojnë fortë me projekte konkrete e vizion modern, pasi vushtrriasit e meritojnë.

”Kandidati ynë, Xhafer Tahiri, dhe ekipi i LDK-së për Vushtrrinë janë të gatshëm ta çojnë më tej këtë besim; me projekte konkrete, me vizion modern dhe me shërbim të denjë për secilin qytetar.Vushtrria e meriton zhvillimin. Vushtrria e meriton shërbimin. Vushtrria e meriton LDK-në!” ka shkruar ai.

Postimi i plotë: