U operua sot, kaq gjatë do të mungoj Gavi

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të mungojë nga fusha për një periudhë prej 4 deri në 5 muaj pas një operacioni që ka kryer sot.
Stafi mjekësor i Barcelonës ka konfirmuar lajmin, ndërsa tifozët dhe bashkëlojtarët i kanë uruar futbollistit shërim të shpejtë, shkruan IndeksOnline.
Mungesa e Gavit pritet të ndikojë ndjeshëm te skuadra e Hansi Flick, e cila do të duhet të përballet me pjesën më të vështirë të sezonit pa një nga lojtarët e saj më të rëndësishëm.