75 Mall Live Search
21:18 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Burim

Hajdari: Veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve janë kategori të shenjta të komunës sonë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, është pritur nga përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfshirë Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatën e Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmorëve.

Ai i ka cilësuar këto kategori si “të shenjta” për komunën dhe theksoi rëndësinë e trajtimit me dinjitet.

“Njerëz mbi shpatullat e të cilëve ka rënduar fati i kombit tonë. Njerëz që e kanë parë për së afërmi, personalisht apo në familjet e tyre, ç’do të thotë lufta për liri. Komuna jonë duhet dhe do t’i trajtojë me dinjitet këto kategori. Ata që lirisë sonë i dhanë dritën, duhet të ndihen krenarë në vendin e vet”, tha Hajdari.

Ai shtoi se do të shërbejë me nder e respekt për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për kategoritë e dala nga lufta.

#mamireperDrenasin