75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 23 Shtator 2025 / AR

Kur do të sjell Alban Skënderaj koncertin e tij “MOTIV i jetës time” në Kosovë?

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj njoftoi se më 4 dhjetor 2025 do të zhvillojë koncertin e tij madhështor “MOTIV i jetës time” në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ky koncert vjen pas 22 viteve karrierë muzikore, dhe artisti premton një përvojë unike për fansat e tij, me 30 instrumentistë, mbi 30 këngë, si dhe efekte dhe surpriza të veçanta, shkruan Indeksonline.

Biletat dhe detajet për publikun do të shpallen në ditët e ardhshme.

Alban Skënderaj shprehet se ndihet jashtëzakonisht i emocionuar dhe mezi pret të ndajë këtë spektakël me adhuruesit e tij në Kosovë./Indeksonline/