75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / P M

Arrestohen dy persona për kontrabandë me migrantë, në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kontrabandë me migrantë, në një rast që ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkozë të Prizrenit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 01:50, ku njësitë e Policisë Kufitare kanë ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin dy meshkuj kosovarë, të cilët dyshohen se ishin duke kontrabanduar migrantë me qëllim përfitimi pasuror.

Fsh. Shkozë, Prizren 23.09.2025 – 01:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë takuar nga policia kufitare me veturën e tyre duke tentuar të bëjnë kontrabandë me emigrantë me qëllim përfitimi pasuror. Të dyshuarit kanë deklaruar se destinacionin kanë pasur Mitrovicën. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti si më sipër”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/