75 Mall Live Search
09:26 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / KV

E ngacmoi dhe e incizoi një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një mashkull si të dyshuar për veprën penale “ngacmim/fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur më 17 shtator 2025, rreth orës 11:00 në Prishtinë, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 23 shtator 2025 është bërë arrestimi i tij.

Viktima e kësaj ngjarjeje është një femër kosovare.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia apelon për denoncim të menjëhershëm të çdo rasti të ngjashëm, për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve./IndeksOnline/