Mascherano për formën mbresëlënëse të Messit: “Ai është një lojtar që duket se e ndal kohën”

Trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano, është plotësisht i habitur nga qëndrueshmëria e pabesueshme e Lionel Messit dhe aftësia për të treguar veten edhe në vitet e fundit të karrierës së tij.
“Është e vështirë të zgjedhësh një version të Leos”, tha trajneri argjentinas. “Ai është një lojtar që duket se ndalon kohën dhe vazhdon të bëjë diferencën ndeshje pas ndeshjeje. Nëse ka diçka që ai ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, është aftësia për të treguar vazhdimisht veten dhe për të shtuar gjëra të reja në lojën e tij”.
“Jemi të kënaqur me nivelin që ai po tregon sepse, natyrisht, si çdo ekip në botë që ka Messin, varet prej tij.”
Fituesi i tetëfishtë i “Topit të artë” ka qenë në një formë të shkëlqyer në MLS këtë sezon, duke grumbulluar 22 gola dhe dhjetë asistime.
38-vjeçari shënoi një dopietë dhe dha një asist në fitoren 3-2 kundër DC Unitedi dhe do të kërkojë të lërë një tjetër ndikim në ndeshjen jashtë fushe kundër New York City.