75 Mall Live Search
12:58 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / P M

Përgjimet në “SkyECC” për trafikim droge e shpëlarje parash, së paku pesë të arrestuar sot në Kosovë

Aksioni policor kundër grupe kriminale të përfshirë në trafikim me drogë dhe pastrim parash. Operacioni është zhvilluar në plot lokacione në Kosovë udhëhequr nga Prokuroria Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Deri tani janë arrestuar së paku pesë persona, të cilët dyshohen se kanë ndërlidhje me grupin e arrestuar para disa muajsh në aksionin “Qielli i thyer”.

Gjatë operacioni, janë sekuestruar dhe prova që do të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit të hetimit të rastit.

Kujtojmë se shumica prej të dyshuarve të ngarkuar për këto vepra kanë të kaluar kriminale.

Rasti është hetuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Veprat penale, të të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Kujtojmë se në qershor janë arrestuar: Shemsi Bahtiri, Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Buçetaj, Erduan Ismajli, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Ylli Musliu, Safet Ljajic, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardian Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy.

Aksionin e sotëm e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”. /Klankosova.tv