“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës”, thotë Osmani

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e 2-vjetorit të vdekjes.
“Afrim Bunjaku ra hero në Banjskë, duke mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e Kosovës.
24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm.
Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka shkruar ajo në Facebook. /Indeksonline/