75 Mall Live Search
16:01 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Z S

“E di që babai im nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës”, djali i Afrim Bunjakut me një fjalim emocionues

Në Prishtinë po mbahet një akademi përkujtimore në nderim të policit të vrarë në sulmin në Banjskë, Afrim Bunajku.

Para të pranishmëve, një fjalim mbajti edhe djali i vogël i Afrim Bunjakut, Fatlumi.

Ai deklaroi se plagët e mungesës së babait të tij nuk shërohen kurrë.

“Jemi mbledhur këtu për ta kujtuar, babain, heroin, Afrim Bunjaku. Kanë kaluar dy vite nga ajo ditë e dhimbshme, kur ai ra heroikisht, por plagët e mungesës së tij nuk shërohen kurrë. Çdo mëngjes kur zgjohem e ndjej boshllëkun që ka lënë, e kujtoj buzëqeshjen dhe fjalë e tij”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi më tej, se bashkë me mallin që ka, ai e di se babai i tij ra për një ideal më të madh, për atdheun, kufijtë, e Kosovën.

“Është e rëndë ta them, por edhe pse nuk është pranë meje, unë ndihem krenar që pata një baba si ai. Sa herë që i takoj kolegët e tij, e di që babai nuk ishte vetëm i imi, por i gjithë Kosovës .Babai im prehu i qetë, ne do të kujtojmë gjithmonë”, tha ai./Indeksonline/