75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Gj Sh

Delegohen nga FFK-ja gjyqtarët për javën e gjashtë të Superligës

Ditën e enjete zhvillohen ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Vëmendja kryesore padyshim do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Dritës.

Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Visar Kastrati.

Një përballje tjetër interesante do të jetë ai në derbin e kryeqytetit, ku Prishtina luan ndaj Prishtinës së Re.

Gjyqtari Alban Shala do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje./IndeksOnline/