75 Mall Live Search
19:13 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / S Z

Osmani takon në New York homologun e saj nga Finlanda, e falenderon për mbështetjen e tij për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj nga Finlanda, Alexander Stubb.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Osmani tha se takimi me Stubb ishte produktiv për hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, transmeton KosovaPress.

Ajo ka falenderuar homologun e saj për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike.

“Diskutim produktiv me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, në New York, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë, si dhe hapat e ardhshëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, pas vizitës sime në Helsinki këtë vit. E falënderova Presidentin Stubb për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për përkrahjen e palëkundur në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se Osmani ka udhëtuar në Neë York për të marrë pjesë në fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.