75 Mall Live Search
21:49 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Z S

Osmani takoi Presidentin e Guinea Bissau, e falënderon për përkrahjen e tij për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Gjithnjë kënaqësi takimi me mikun e Kosovës, Presidentin e Guinea Bissau, Umaro Sissoco Embaló.

Në takimin e sotëm në selinë e OKB, e falënderova Presidentin Embaló për përkrahjen e tij për Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë si dhe për përkushtimin për ta rritur bashkëpunimin midis dy shteteve tona./Indeksonline/