75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Mësimdhënësi i gjen nxënësit një mjet të mprehtë, në Pejë

Një mësimdhënës në një shkollë të mesme në Pejë ka gjetur dhe konfiskuar një mjet të mprehtë nga një nxënës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 23 shtator 2025, rreth orës 12:30, në Pejë.

Nxënësi është intervistuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se një nxënësi të shkollës se mesme, nga mësimdhënësi i është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-brisk. Nxënësi është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh t[ policisë./IndeksOnline/