75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / F.R

Lëndohet një qytetar në Ferizaj, i bie në kokë një objekt i fortë

Një qytetar në Ferizaj ka pësuar lëndime pasi nga një objekt në ndërtim i ka rënë në kokë një objekt i fortë. 

Rasti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës, është cilësuar si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore për shkak se derisa ishte duke ecur në rrugë pranë një objekti në ndërtim i ka rënë një objekt i fortë në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti thuhet se është nën hetime.