5 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, 4 të arrestuar

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24-orë në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, tri raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe nga një rast në Podujevë e Rahovec.
Ndërsa me vendim të prokurorit 4 persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimet nga raporti 24-orësh i policisë:
Prishtinë 24.09.2025 – 17:00-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 24.09.2025 – 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje është përleshur me bashkëshorten e tij. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë 24.09.2025 – 08:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 24.09.2025 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rahovec 24.09.2025 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ai e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/