Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në territorin e Kosovës

Ushtarët turq të KFOR-it, kanë kryer patrullim të përbashkët me personelin e Gardës Skoceze të Britanisë së Madhe të vendosur në Kosovë.
Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla mbajnë prani të dukshme dhe të paanshme, rritin ndërgjegjësimin situativ dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.