75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / b l

Rritja e trupave të EULEX-it për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të EULEX-it për shtim të trupave për shkak të zgjedhjeve lokae, duke thënë se sa herë që rritet EULEX-i, merret një copë sovraniteti.

“Sa herë rritet EULEX-i, na merret ‘një copë’ sovraniteti. EULEX-it, njoftoi se sërish ka rritur trupat policore, tash përkohësisht për zgjedhjet lokale”, tha ai.

Ramadani pastaj i shtroi disa pyetje, duke thënë se si u bë e paaftë Kosova që të sigurojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos në Veri të vendit.

“Pse EULEX-i po rritet për sigurinë e zgjedhjeve lokale? Si u bë që Kosova nuk qenka e aftë për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve vet? A e dini që EULEX nuk e njeh shtetin e Kosovës?! Rrjedhimisht, kushdo që ju shet përralla për sovranitet – përplasjani fytyrës faktin që u fuqizuar EULEX-i! Nëse kanë një të tillë”, tha në fund Ramadani.