Ndërpritet furnizimi me ujë në fshatrat dhe lagje të Fushë Kosovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është ndaluar furnizimi me ujë në fshatrat e Fushë Kosovës dhe pjesa e lagjes 028,029.
“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti teknik në fshatin Pomozotin,si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona: Fshatrat e Fushë -Kosoves ,dhe pjesa e lagjes 028,029.”
KRU “Prishtina” thotë se janë duke punuar për sanimin e defektit.
“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin!”