Qeveria e Shqipërisë shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Qeveria ka miratuar propozimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e qeverisë, raporton Top Channel.
Mbledhja erdhi një ditë pasi prefekti i Tiranës i njoftoi zyrtarisht për propozimin e miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Pritet nëse në vendim do të thyhet që do të hyjë në fuqi menjëherë, apo pas publikimit në fletoren zyrtare.
Më pas ky vendim, do t’i shkojë presidentit Bajram Begaj. Dekretimi i datës së zgjedhjeve të reja pritet të vonohet, pasi avokatët e Veliajt kanë paralajmëruar se vendimin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.