75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / S Z

Zvogëlohet lista e pritjes për operacione në Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK

Janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK. Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni.

Në njoftim po ashtu thuhet se derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është nën 4 muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës.

“Në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve. Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intensiv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera. Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turqë për rastet kardiokirurgjike te fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike dhe se tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, po ashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit