Arrestohet një 24-vjeçare, dyshohet për keqpërdorim me kartela bankare

Është arrestuar një 24-vjeçar në Prishtinë nën dyshimin se ka keqpërdorur kartelat bankare.
“Drejtoria e policisë së kryeqytetit pas një pune hetimore dhe operacionale ka arritur identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, për disa raste që kanë të bëjnë me keqpërdorim të kartelave bankare. Njësiti i Hetimeve i kryeqytetit ka realizuar me sukses punën hetimore, duke arrestuar të dyshuarën A.G, 24 vjeç dhe në koordinim me prokurorin është iniciuar rast për veprën penale: “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, thuhet në njoftimin e policisë.