75 Mall Live Search
15:11 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / b l

Maliqi ironizon me shkuarjen e Kurtit në ShBA

Në kohën kur Kosova po përballet me kritika për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), atje veç presidentes Vjosa Osmanit dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkoi edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Por publicistit Shkelzen Maliqi i cilësoi takime rutinore, që në thelb nuk janë tregues se raportet Kosovë-Amerikë janë të mira.

Maliqi ka thumbuar Kurtin për shkuarjen e tij në ShBA, duke i quajtur takime akademike, ndërsa për Ministrinë e Jashtme tha se ka pasë ecuri katastrofale. Në një intervistë për Ekonomia Online ai foli edhe për veriun e Kosovës.

“Si duket jo, ambasada duhet me i koordinu por mesa po dëgjojë edhe ambasadën e kanë lënë qyqe, nuk ka staf dhe njerëz. Ministria e Jashtme ka pasur një ecuri katastrofale në këto pesë vitet e fundit. Po shihet nga kontaktet dhe aktiviteteve që ka. Kurti po shkon si duket në takime akademike, ata po shkon te miqtë e vet akademik. Ai vetëm me lënë përshtypje se mirë është, i kemi edhe sanksionet, nëse prishësh me Amerikën dhe shtet më të fuqishme të botës që na kanë përkrahë ato kanë lobuar në favorin tonë. Duhet me kultivu partneritetin që kemi pasur, jo që nuk e kemi kultivuar, por çojnë inat me të”, tha Maliqi për Ekonomia Online.

Maliqi komentoi edhe takimin e presidentes Osmani me sekretarin amerikan i Shtetit, Mark Rubion.

 “Vizitat e presidentes dhe ministres së jashtme janë në kuadër të takimeve të vjeshtës që mbahen në New York, po e shfrytëzojnë mundësinë pak me pasë takime ose sa po e shoh ambasada është dobësuar atje në Amerikë. Presidentja e ka takuar me pritje në holl Rubinin, janë buzëqeshur dhe kanë ndërruar disa fjalë. Nuk është ai takim, nuk është zyrtare dhe po vazhdon ky avaz i partisë sonë që është problem Albin Kurti kryeministri në detyrë i cili me të vërtetë që sa vite po bojkotohet nga diplomacia ndërkombëtare, nga Amerika dhe BE-ja. Situata është mjaftë e pakëndshme që prej favoritit që kemi qenë më herët në Amerikë dhe vende të tjera, tani jemi në pozitën të lusim apo të presim një iluzion që ka qeveria jonë”, ka thënë Maliqi.

Maliqi ka nënvizuar edhe çështjen e Mitrovicës Veriore, duke thënë se Kurti nuk e ka çliruar veriun

Maliqi theksoi se Mitrovica e Veriut është liruar më herët në marrëveshje dhe se nuk është meritë e Kurtit.

 “Ata po nguten me realizu pjesët e marrëveshjes pa e konsideruar marrëveshjen në tërësi apo pa pasur parasysh një lloj rëndësie rajonale e vet Serbisë nuk mundesh me luftuar në këtë veri siç po thonë ata e kemi çliruar veriun, ai është i çliruar më herët me letra”, theksoi ai.