Drejtori i SHKK-së, Ismail Dibrani takon Presidentin e CPT-së në Krakov

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, gjatë vizitës së tij në Krakov të Polonisë, zhvilloi një takim të rëndësishëm me presidentin e Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT), Alan Mitchell.
Në këtë takim, Dibrani prezantoi arritjet e deritanishme të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke nënvizuar përkushtimin për respektimin e standardeve evropiane në trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Ai gjithashtu e ftoi Mitchell për një vizitë zyrtare në Kosovë, që ky i fundit të njihet nga afër me punën dhe progresin e bërë në sistemin korrektues të vendit.
