75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / AR

Pas moderimit, Egli zbulon surprizën e radhës

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, po dëshmon çdo ditë e më shumë se karriera e saj sapo ka nisur.

Së fundmi, ajo është shfaqur në ekran si pjesë e emisionit të njohur “E Diell”, ku udhëheq një rubrikë të re që titullohet “Yes Day”.

Por Eglin nuk do ta shohim vetëm në ekran, por edhe në muzikë – në pasionin e saj të vjetër.

Në një postim të fundit në Instagram Story, Egli ka ndarë një foto, ku shihen disa pamje të shkurtra që dyshohet se janë nga videoklipi i saj i ri.

Projekti muzikor titullohet “Nëse t’kujtohem”, dhe është shoqëruar me mbishkrimin “Në punim”.

Duket se Egli nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, dhe është e qartë që publiku mund të presë edhe surpriza të tjera nga ajo.

Mbetet të shihet se çfarë tjetër ka në plan të sjellë në skenën artistike dhe televizive.