75 Mall Live Search
15:54 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / S Z

Ambasadori Ajeti takon deputetin gjerman Volkmann, thotë se do të jetë zë i fuqishëm për Kosovën në Bundestag

Ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti është takuar me me deputetin gjerman Johannes Volkmann.

Teksa ka thënë se është një mik i vendin tonë Ajeti ka pohuar se si një nga deputetët më të rinj të Bundestagut, ai do të jetë një zë i rëndësishëm për Kosovën, në tempullin e demokracisë gjermane

“Është kënaqësi e veçantë të bashkëpunosh me deputetë gjermanë si Johannes Volkmann, një mik i vendit tonë. Si një nga deputetët më të rinj të Bundestagut, ai do të jetë një zë i rëndësishëm për Kosovën në tempullin e demokracisë gjermane. Fjalimi i tij i parë në Bundestag (më 27 qershor) në mbështetje të Kosovës është dëshmi e qartë e përkushtimit dhe përkrahjes së fuqishme që ai do ta ketë ndaj vendit tonë. Ai fjalim padyshim se e ka zbukuruar mozaikun historik të marrëdhënieve tona bilaterale”, ka thënë Ajeti.

Ajeti me deputetin Volkman kanë biseduar dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve  si dhe fuqizimin e diplomacisë parlamentare dhe rrugën transatlantike të Republikës së Kosovës.

“E kur jemi tek historia jonë e përbashkët, me kënaqësi ia rikujtova dhe e falënderova që ishte pikërisht gjyshi i tij, Kancelari Helmut Kohl, ai që mundësoi që atëbotë Qeveria në ekzil e Kosovës të veprojë në territorin gjerman. Gjatë takimit tonë sot, biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, fuqizimin e diplomacisë parlamentare dhe rrugën transatlantike të Republikës së Kosovës”, ka  thënë Ajeti.