75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / A

“Njohja e Kosovës…”, Osmani takohet me kryeipeshkvin Paul Gallagher

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, takoi Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.

May be an image of 6 people and the Oval Office
May be an image of 1 person

Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.

Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën.