Mësim gjithëditor, ushqim në shkolla dhe dollape për nxënësit e Prizrenit, zotimet e Balaj-Halimajt

Kandidatja e Nismës për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj ka prezantuar disa nga zotimet e saja.
Balaj ka premtuar mësim gjithëditor, ushqim në shkolla dhe dollape për nxënësit e Prizrenit.
Sipas kandidatës së Nismës, ushqim i shëndetshëm në shkolla është kujdes për gjeneratën e ardhshme.
Me mësim gjithëditor do të ketë shkollë më cilësore për fëmijët tanë sipas Balaj-Halimajt.