Bianca Balti rikthehet në botën e modës pas “luftës” me sëmundjen e rëndë

Një nga fytyrat më të dashura të pasarelave, modelja italiane Bianca Balti është rikthyer në botën e modës pas një periudhe të gjatë shkëputje për shkak të sëmundjes së rëndë.
Duke u përballur me kancerin, modelja ka treguar një forcë të jashtëzakonshme. Rikthimi i saj në botën e modës ka qenë po aq i fuqishëm sa edhe rrëfimi i saj për sëmundjen. Bianca Balti u shfaq në skenën e Festivalit të Sanremos të këtij viti pa paruke, duke ekspozuar me krenari pamjen e saj të re, një veprim që u përshëndet edhe nga publiku dhe mediat.
Gjatë një seti fotografik të realuizuar për revistën “Vogue”, modelja ka rrëfyer transormimin fizik dhe emocional që ajo ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë.
“Në shtator mendova se do të vdisja. Tani jam në kopertinën e“Vogue”. Kjo është jeta”, shkroi ajo, duke shoqëruar fotot me një mesazh prekës për të gjithë ata që po kalojnë periudha të vështira.
Përtej pasarelave dhe fushatave reklamuese, Bianca Balti po kthehet në një simbol të fuqizimit të gruas, të vetëdijes shëndetësore dhe të bukurisë që vjen nga brenda.