75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Arrestohen edhe dy persona për rrëmbim

Janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar për përfshirje në rastin e rrëmbimit në lagjen “Veternik” të Prishtinës javën e kaluar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Më 18 shtator një i ri kishte njoftuar se ishte rrëmbyer nga persona të panjohur dhe ishte mbajtur për disa orë në një shtëpi të pabanuar.

Pak ditë më vonë ishin arrestuar dy të dyshuar./Indeksonline/