FIFA planifikon një rregull të ri për penalltitë, do të ndryshonte krejtësisht lojën

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA është duke planifikuar një rregull të ri të penalltive.
Nuk ka asgjë konkrete, por po diskutohet ky rregull – që me të vërtetë do ta ndryshonte krejtësisht lojën e futbollit, shkruan Indeksonline
S’do të ketë më tentim të dytë!
Nëse një lojtar humb penalltinë, s’do të ketë më shans të dytë për të shënuar.

Pra, nëse lojtari godet 11-metërshin, e pret portieri dhe topi i rikthehet sërish atij, ai s’do ketë të drejt të gjuajë sërish. Topi i takon portierit dhe aksioni i ri nis nga ai.
Me këtë rregull s’do ketë lojtar që qëndrojnë afër vijës së 16-metërshit, apo ndonjë karton i verdhë i paqëllimshëm.
Kjo ide ishte e ish-gjyqtarit të njohur spanjoll, Eduardo Iturralde, i cili e konfirmoi në “Cadena SER” dhe tha se kjo po mbështetet edhe nga shefi, Pierluigi Collina./Indeksonline/
