Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dje një memorandum presidencial që kërkon rivendosjen e dënimit me vdekje në Uashington, ndërsa prokurorja e përgjithshme, Pam Bondi, njoftoi se Departamenti amerikan i Drejtësisë do të kërkonte dënimin me vdekje në të gjithë vendin, sipas CNN-it.
“Dënimi me vdekje rikthehet në Uashington”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
“Nëse vret dikë, ose nëse vret një oficer policie, oficer të zbatimit të ligjit – do të zbatohet dënimi me vdekje. Dhe shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.
Memorandumi udhëzon konkretisht Bond dhe prokuroren e SHBA-së për Distriktin e Kolumbias, Jeanine Pirro – të zbatojnë plotësisht dënimin me vdekje në Uashington”, tha sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, transmeton ATSH-ja.
“Jo vetëm që po e kërkojmë dënimin me vdekje në Uashington, por edhe në të gjithë vendin”, tha prokurorja e përgjithshme, Bond – e cila qëndroi pranë Trumpit në Zyrën Ovale.
Memorandumi presidencial dhe deklarata e Bondit vijnë pasi Trump tha muajin e kaluar se do të kërkonte dënimin me vdekje në kryeqytetin e vendit, duke e karakterizuar dënimin me vdekje si një masë “shumë të fortë parandaluese”.