75 Mall Live Search
14:25 / E Premte, 26 Shtator 2025 / Z S

Tentoi ta vriste një person, ekstradohet nga Italia 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Italia një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tentoi ta vriste një person në vitin 2024.

26-vjeçari, Kristjan Lulaj, ishte shpallur në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.