Osmani pas tubimit: Faleminderit Fushë Kosovë, mbështetja juaj na jep forcë përpara

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e treguar në një tubim në Fushë Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani është shprehur i motivuar për vazhdimin e garës.
“Faleminderit Fushë Kosovë!
Sonte treguat edhe njëherë energjinë dhe përkushtimin tuaj.
Pjesëmarrja e madhe dhe mbështetja juaj e ngrohtë na jep forcë dhe motivim përpara.
Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka thënë Osmani.
Tubimi është mbajtur në një atmosferë pozitive, ku kandidati Osmani ka theksuar përkushtimin për ta çuar komunën drejt zhvillimit të mëtejmë dhe për ta hapur një kapitull të ri për qytetarët e Fushë Kosovës./IndeksOnline/