Aksident i rëndë në Prishtinë, tek Mensa e Studentëve (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë afër Qendrës së Studentëve.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, shihet se të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura, njëra nga to – taksi.
Njesitet kompetente shihen në vendngjarje duke trajtuar rastin, ndërsa nuk dihet ende për të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.
PAMJE: