75 Mall Live Search
09:05 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / Gj Sh

Donnarumma bindshëm me vota para të tjerëve për Trofeun Yachine 2025

Gianluigi Donnaruma ishte fitues i Trofeut Yachine 2025, si portieri më i mirë i vitit, në ceremoninë e Topit të Artë.

Portieri italian i cili fitoi Ligën e Kampionëve, Ligue 1 dhe Kupën e Francës me PSG-në, padiskutim u votua në masë të madhe nga gazetarët, shkruan IndeksOnline.

Ai la prapa portierin e Liverpulit, Alisson Becker, me një difernec137 prej 366 pikësh.

Donnarumma morri 486 pikë, ndërsa portieri brazilian 12o pikë.

Në vendin e tretë u rendit portieri zviceran, Yan Sommer, me 112 pikë.

Kjo ishte hera e dytë që Donnarumma e fiton trofeun Yachine, pasi këtë sukses e arriti edhe në vitin 2021./IndeksOnline/