Tre të lënduar në aksidentin në Prishtinë, policia jep detaje

IndeksOnline pak më parë raportoi për një aksident trafiku që ka ndodhur sot, në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, në rrugën ”Xheladin Rekaliu”.
Rastin për IndeksOnline e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
Pllana njoftoi se në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marr tretman mjekësor.
”Rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.” tha ai për IndeksOnline.