75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / Gj Sh

Morri telefonatë nga Mourinho, Al Ittihad po punon për zgjatjen e kontratës së Benzemas

Karim Benzema mund të rikthehet të luaj në Evropë.

Ditë më parë, sulmuesi francez morri një telefonat nga Jose Mourinho, i cili e ftoi të bashkohet me Benfikën, shkruan IndeksOnline.

Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë do të jetë nq merkaton e janarit.

Por pas kësajtelefonate nga Mourinho, skuadra arabe, Al Ittihad ka nisur punën për zgjatjen e kontratës me Karim Benzeman.

37-vjeçari ka kontratë deri më 30 qershor 2026, por synohet zgjatja e kontartës edhe për një vit.

Benzema e ka menduar mirë. Ai e di që tani vendi i tij është në Arabinë Saudite dhe se karriera e tij po i afrohet fundit, por komunikimi joshës i Mourinhos e ka bërë të marrë në konsideratë mundësinë e një rikthimi në futbollin evropia./IndeksOnline/