West Ham nuk humb kohë, arrin marrëveshje me Nuno Espirito Santo si trajner i ri i skuadrës

Nuno Espirito Santo do të jetë trajner i ri i West Ham United.
Klubi londinez ka arritur marrëveshje me teknikun portugez, vetëm pak kohë pasi njoftoi shkarkimin e Graham Potter, shkruan IndeksOnline.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se West Ham ka miratuar kontratën me Nuno Esposito me efekt të menjëhershëm.
Ai do të nis punën menjëherë, ku do të mbaj ditën e sotme seancën stërvitore./IndeksOnline/