75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / F.R

Ferizaj: Gjendje e rëndë higjieno-teknike në shkollën “Jeronim De Rada”

Në disa pamje të siguruara nga Indeksonline, shihet gjendja e rënduar higjieno-teknike e klasave në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në Ferizaj, ku nxënësit mësojnë çdo ditë.

Muret e dëmtuara, dyshemeja e amortizuar dhe mungesa e kushteve elementare po e bëjnë edhe më të vështirë procesin mësimor për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ndërkohë, kryetari aktual i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka premtuar digjitalizim të shkollave në këtë komunë, por gjendja e kësaj shkolle tregon se ka ende shumë punë për t’u bërë për të përmirësuar infrastrukturën bazë.